COSME

COSME është një mundësi e re e garancisë për Institucionet Financiare Partnere për të mbuluar rrezikun kreditor për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).

FKGK ka transferuar përfitimet COSME në Institucionet Financiare Partnere duke krijuar një produkt të leverdishëm me një tarifë të garancisë më të ulët për të gjitha kreditë që përmbushin kriteret e kualifikuara.

Nuk është dritare e veçantë por është e inkuadruar brenda dritareve aktuale pra, brenda dritares së rregullt dhe dritares agro.

Cilat kredi mund të përfitojnë nga COSME?

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet COSME:

  • Shuma maksimale e kredisë është 150,000 EUR,
  • Shuma maksimale e garancisë është 75,000 EUR,
  • Afati minimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 12 muaj,
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 120 muaj,
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata (për blerjen e makinerisë, pajisjeve, teknologjisë dhe pronës së paluajtshme në lidhje me aktivitetet afariste siç janë financimi i lokaleve afariste), si dhe për qëllime të kapitalit të punës.

Cilat janë karakteristikat e garancisë?

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 50% të kryegjësë së kredisë.
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 12%.
  • Tipi i garancisë: Një shfrytëzim
  • Periudha e përfshirjes: Dy vite (16/09/2019 deri 15/09/2021)