DRITARJA AGRO

Garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në sektorin e agros për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).

Duke u fokusuar në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë vendore ne ndikojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori. Kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në punësimin më të madh në këtë sektor dhe në zëvendësimin e importit të produkteve ushqimore.

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 50% të kryegjësë së kredisë bujqësore. Garancioni mund të jetë edhe me përqindje më të ulët.
  • Shuma minimale e kredisë bujqësore është 3,000 EUR
  • Ekspozimi maksimal i garancisë që Fondi mund t'i ofrojë huamarrësit ose grupit të ndërlidhur të huamarrësit do të jetë 100K EUR, ndërsa madhësia maksimale e ekspozimit kreditorë do të jetë 1 milion EUR.
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 84 muaj.
  • Garantohen me kushte të volitshme të gjitha kreditë bujqësore për kapital pune, mjete fikse apo investime kapitale.