Kriteret per regjistrim të Institucioneve Financiare


FKGK mund të regjistrojë Institucione Financiare kredidhënëse (Bankat, IMF-të, IBJF-të) të cilat janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Për tu regjistriuar në FKGK, IF duhet t’i plotësojë kriteret në vijim:

-    Të ketë gjendje të shëndoshë financiare, dëshmuar me cilësinë e kënaqshme të aseteve, kapital adekuat, fitim të qëndrueshme, likuiditet të pranueshëm;
-    Të ketë strukturë të kënaqshme të qeverisjes korporative dhe politika dhe procedura të shëndosha të sigurimit të kredive;
-    Të ketë miratuar standardin e rrezikut mjedisor në huadhënie, që do të sigurojë se kreditë përmbushin kriteret mjedisore;
-   Të ketë program gjithëpërfshirës dhe efektiv të përputhshmërisë me LPP/LFT(  Luftimi i Pastrimit të Parave dhe Luftimi i Financimit të Terrorizmit)  dhe të zbatojë të gjitha kërkesat sipas ligjit nr. 03/L-196 (për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit)
-    Të ketë reputacion të mirë në treg;
-    Të ketë struktura të menaxhimit të rrezikut në nivel të pranueshëm në përputhje me standardet dhe kërkesat e FKGK;
-    Të ketë strukturë të kënaqshme për menaxhimin e cilësisë së portofolit;
-    Të ketë së paku tre (3) vite jet përvojë ekzistuese në tregun e NMVM-ve, gatishmëri dhe plan të qartë për të depërtuar më tej në segmentin e NMVM-ve;
-    Të ketë vullnet për të reduktuar kërkesat për kolateral.

Kriteret e mëposhtme mund të çojnë në refuzimin e aplikacionit:
-    Nëse parashtruesi i kërkesës nuk i plotëson kërkesat e kapitalit rregullator (dëshmuar me raportin e fundit të auditimit);
-    Nëse IF aplikuese ka fitim negativ në tri vite vijuese;
-    Nëse IF aplikuese ka KJP më të lartë se 15% në kredi të biznesit;
-    Nëse IF aplikuese, bordi i saj ose menaxhmenti i lartë, i nënshtrohen ndonjë veprimi përmbarimor ose ndëshkimeve nga BQK-ja;
-    Nëse IF aplikuese nuk ka minimumin prej tri viteve të veprimit në tregun e NMVM.