14 Dhjetor 2015

Law on the Establishment of the Kosovo Credit Guarantee Fund APPROVED

Law on the Establishment of the Kosovo Credit Guarantee Fund APPROVED

Prishtinë, 14 dhjetor 2016 - Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Ky Ligj paraqet bazën ligjore për Fondin sin jë komponent shtesë në kornizën pr të adresuar problemit aktual të ndërmarrjeve kosovare mikro, të vogla, dhe të mesme, lidhur me qasjen e kufizuar në financa. Projektligji parasheh themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore si një fond lokal, i pavarur dhe financiarisht i qëndrueshëm i cili lëshon garanci kreditore për institucionet financiare, duke ua mundesuar këtyre institucioneve rritjen e numrit te kredive të lëshuara për ndërmarrjet mikro, të vogla, dhe të mesme.

Kapitali i Fondit do të financohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe donatorë ndërkombëtarë – si USAID, KfW, SECO. Pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi i Kosovës, pritet që së shpejti Fondi të filloj operimin në mënyrë që të kapitalizohen fondet e donatorëve.

Parashikohet që Fondi i Garancive Kreditore të ketë një rol pozitiv si në rritjen ekonomike të vendit poashtu edhe në shtimin e vendeve të punës