30 Qershor 2016

Biznes... Rrite potencialin tend!

Biznes... Rrite potencialin tend!

Prishtinë, 30 qershor 2016 – Programi i USAID-it për Fuqizimin e Përkrahjes Kreditore vazhdon të organizojë punëtori njëditore për biznese në lidhje me qasjen në financa. Punëtoritë, që janë diskutime të orientuara në formë të tryezave të rrumbullakëta, u mbajtën në Lipjan e Gjilan, si dhe patën të bënin me tema që lidhen me njohuritë financiare në përgjithësi, si dhe rolin e FKGK-së.

Qëllimi i punëtorisë është që të diskutohen me bizneset, në mënyrë interaktive, mundësitë e financimit të bizneseve të tyre, duke i informuar ata në lidhje me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore: çfarë është ai dhe si funksionon.

Në këto punëtori, ndërmarrjet zgjeruan njohuritë e tyre mbi mundësitë e financimit të bizneseve të tyre, si dhe u informuan më shumë në lidhje me kriteret dhe pritshmëritë e huadhënësve. Gjatë diskutimit, bizneset këmbyen përvojat, duke identifikuar sfidat drejt përmirësimit të biznesit të tyre, si dhe në sigurimin e një qasjeje më të madhe në financa nga huadhënësit. Bizneset gjithashtu vlerësuan lart krijimin e fondit për Garanci te kredive, duke e parë atë si mundësi për rritje e qëndrueshmëri.

 

Programi EMPOWER Përkrahje Kreditore organizoi punëtoritë në bashkëpunim me komunat përkatëse: (1) Punëtoria në Lipjan, mbajtur më 10 qershor 2016, si dhe (2) punëtoria në Gjilan, mbajtur më 28 qershor 2016.