17 Nëntor 2016

Fondi nënshkroi marrëveshje për garanci me bankat në Kosovë

Fondi nënshkroi marrëveshje për garanci me bankat në Kosovë

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore nënshkroi marrëveshjen e garancisë me pothuajse të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë Raiffaisen Bank, Procredit Bank, NLB Bank, Bankën për Biznes, TEB Bank, Bankën Ekonomike, dhe Bankën Kombëtare Tregtare-Dega në Kosovë . Marrëveshja mundëson bankave të përfitojë siguri kolaterali për kreditë e lëshuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).

Marrëveshja synon të zgjerojë kredidhënien për bizneset kosovare, të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike, si dhe në rritjen e mundësive për sektorë ekonomikë e kategori që janë shërbyer më pak, si gratë, pakicat, bujqit, ndërmarrësit dhe rinia.

Cila është procedura për të përfituar nga ai?

Bizneset aplikojnë për kredi në bankë si më parë, duke i kaluar të gjitha procedurat bankare. Nëse vlera e hipotekës/kolateralit të kredimarrësit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme, apo kushtet tjera nuk plotësohen, banka mund të vendosë që ta kualifikojë biznesin dhe ta lëshojë atë kredi, duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. Bizneset nuk mund të aplikojnë tek FKGK-ja që të marrin garancinë.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në zyrat e FKGK-së, në rrugën Anton Çetta nr. 5A, në Prishtinë.