12 Shkurt 2019

THIRRJE PËR KONSULTIME PUBLIKE

THIRRJE PËR KONSULTIME PUBLIKE

THIRRJE PËR KONSULTIME PUBLIKE

Për kornizën e menaxhimit mjedisor dhe social për projektin e propozuar për

FUQIZIMIN E SEKTORIT FINANCIAR NË KOSOVË nga BANKA BOTËRORE

Synimi i projektit është përmirësimi i qasjes në financa për NMVM-të, të cilat njëkohësisht, së bashku me huadhënësit, janë edhe përfitueset kryesore. Sipas politikës së Bankës Botërore për vlerësimin e mjedisit, gjatë procesit të VM-së agjencia zbatuese konsultohet me grupet e prekura nga projekti.

Ky dokument aplikohet vetëm në të gjitha aktivitetet në kuadër të Projektit për fuqizimin e sektorit financiar në Kosovë dhe mund ta gjeni këtu: www.fondikgk.org/sq/politikat

Korniza për Menaxhimin Mjedisor dhe Social është dokument draft dhe se presim të përditësojmë Shtojcën 8 brenda ditëve të ardhshme. Publiku do të informohet për aneksin e përditësuar në vegzën: www.fondikgk.org/sq/lajme-publikime

Shpallja publike dhe thirrja për komente dhe propozime lidhur me Kornizën e propozuar të menaxhimit mjedisor dhe social do të mbahet në periudhën nga data 12 shkurt 2019 deri më 26 shkurt 2019.

Ftojmë publikun të parashtrojnë mendimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me Kornizën e propozuar të menaxhimit mjedisor dhe social më së largu deri më 21 shkurt 2019 në agjencinë zbatuese duke përdorur adresat kontaktuese si vijon:

e-mail: nora.arifi@fondikgk.org

postë: Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (për: Thirrjen për konsultime publike)

Rr. Anton Çetta 5A 10 000 Prishtinë

Prezantimi publik i Kornizës do të mbahet më 22 shkurt 2019 nga ora 10.00 në hapësirat e FKGK-së në rrugën Anton Çetta 5A, Prishtinë, Kosovë.

Njoftim 21 shkurt.19: Shtojca 8 e dokumentit Korniza për Menaxhimin Mjedisor dhe Social është përditësuar dhe tani është pjesë e draftit final të dokumentit.