Parimet

FKGK do të operojë bazuar në parimet si në vijim:

  • FKGK-ja themelohet si subjekt i pavarur juridik, në bazë të një kornize të shëndoshë e qartësisht të definuar ligjore e rregullative.
  • FKGK-ja do të gëzojë financimin adekuat për përmbushjen e synimeve të veta, ndërsa burimet e financimit do të jenë transparente e të qasshme për publikun.
  • Korniza ligjore e rregullative promovon administrim të sigurt, efektiv të fondeve tona kapitale.
  • FKGK-ja do të ketë mbikëqyrje të pavarur e efektive nga BQK-ja, në bazë të rregullimit të proporcionit të riskut, të përshkallëzuar për produktet dhe shërbimet që ofron.
  • FKGK-ja do të ketë mandat qartë të definuar, të mbështetur me strategji e qëllime operative në përputhje me synimet e veta strategjike.
  • FKGK-ja do të ketë strukturë të shëndoshë të qeverisjes korporative, me bord të pavarur e kompetent menaxhues, të caktuar në bazë të kritereve të qarta juridike, të përcaktuara me Ligj e akte të brendshme.
  • FKGK-ja do të ketë kornizë të shëndoshë të kontrolleve të brendshme për të ruajtur integritetin dhe efikasitetin e qeverisjes dhe operacioneve të veta.
  • FKGK-ja do të ketë kornizë efektive e gjithëpërfshirëse të menaxhimit të riskut, e cila identifikon, vlerëson dhe menaxhon rreziqet e ndërlidhura me operacionet e veta.
  • FKGK-ja do të caktojë kritere të qarta e transparente të kualifikimit dhe pranueshmërisë për NMVM-të, huadhënësit dhe instrumentet kreditore.
  • Qasja e FKGK-së në lëshimin e garancive do të reflektojë në masën e mirëfilltë baraspeshën ndërmjet përafrimit me klientë, shtimit të fondeve, si dhe qëndrueshmërisë financiare.
  • Garancitë e lëshuara nga FKGK-ja do të jenë të pjesshme, duke ofruar kështu stimujt e duhur për huamarrësit NMVM dhe huadhënësit.
  • FKGK-ja do të vendosë një politikë transparente e konsistente të çmimeve në bazë të riskut, për të siguruar që programi i garancive të jetë financiarisht i qëndrueshëm dhe atraktiv edhe për NMVM-të edhe për huadhënësit.
  • Procesi i menaxhimit të kërkesave do të jetë efikas, i dokumentuar qartë dhe transparent, duke ofruar kështu stimuj për rikuperimin e humbjeve në kredi.
  • FKGK-ja i nënshtrohet kërkesave për raportim financiar, si dhe do të ketë auditim të jashtëm të pasqyrave të veta financiare.
  • FKGK-ja në mënyrë periodike dhe publike do të shpallë informatat jo-financiare në lidhje me operacionet e veta.
  • Veprimtaria e FKGK-së do të vlerësohet në mënyrë sistematike e periodike, ndërsa gjetjet e atyre vlerësimeve do të bëhen publike.