Përshkrimi i Shërbimeve

Garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 50% të kryegjësë së kredive për NMVM-të. Garancioni mund të jetë edhe me përqindje më të ulët.
  • Ekspozimi maksimal i garancisë që Fondi mund t'i ofrojë huamarrësit ose grupit të ndërlidhur të huamarrësit  do të jetë 250K EUR, ndërsa madhësia maksimale e ekspozimit të kreditorë do të jetë 1 milion EUR.
  • Afati maximal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 72 muaj.
  • Kreditë afatgjate investuese (për blerjen e makinerisë, pajisjeve, teknologjisë dhe pronës së paluajtshme, në lidhje me aktivitetet afariste siç janë financimi i lokaleve afariste, p.sh. objektet e fabrikës), si dhe kreditë për qëllime të kapitalit të punës, mund të kualifikohen për mbulim me garanci.
  • Garancitë lëshohen vetëm për kryegjënë. Ato nuk mbulojnë kamatat apo shumat tjera të borxhit, apo shpenzimeve të tjera që barten nga huadhënësi.