Personeli

Alban Kastrati, Menaxher i Lartë i Riskut

Z. Kastrati është menaxher i lartë i riskut, me më shumë se 11 vjet përvoje në sektorin bankar, ku ai ka shërbyer në pozita të ndryshme, e pozita më e fundit ishte Menaxher i Alokimit të Kredive Biznesore. Ai ka shërbyer edhe si Zëvendës-Drejtor i Departamentit Komercial dhe Korporatave, Koordinator Kredish, Analist për Kreditë Biznesore, etj. Z. Kastrati ka ndjekur studimet në shkallën Master në Administrim Biznesi në Universitetin e Lubjanës – Slloveni. Ai ka titull Bachelor në Banka e Financa, të fituar në Universitetin e Prishtinës - Prishtinë.

Kontakt Informatat
Email: alban.kastrati@fondikgk.org
Tel: +381 38 225 600 ext. 204

 

Besnik Berisha, Drejtor Menaxhues

Besnik Berisha ka me shume se 15 vjet experiencë pune në sektorin bankar në Kosovë dhe Shqipëri. Gjatë përvojës së tij profesionale në bankë, z. Berisha ka punuar në pozita të ndryshme menaxheriale, kryesisht duke u përqendruar në zhvillimin e biznesit bankar në sektorin e NVM-ve. Pozitat e fundit përfshijnë anëtar i bordit drejtues, përgjegjës për zhvillimin e biznesit në ProCredit Bank në Kosovë dhe më vonë në ProCredit Bank Shqipëri. Z. Berisha është expert në veprimtarinë bankare dhe ka përvojë të gjërë lidhur me NVM-të, sfidat dhe mundësitë që këto struktura të biznesit po përballen në treg. Z. Berisha ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa, mbanë titull master në Administrim Biznesi - Menaxhimi Financiar në Universitetin e Lubjanës. Përveç kësaj, në korrik të vitit 2011 ai u diplomua në Akademinë ProCredit në Furth, Gjermani.

Kontakt Informatat
Email: besnik.berisha@fondikgk.org
Tel: +381 38 225 600 ext. 207

Nora Arifi, Menaxhere e Lartë e Garancioneve

Nora Arifi është Menaxhere e Lartë e Garancioneve. Në pozicionin aktual përgjegjësitë e Znj. Arifi përfshijnë: zhvillimin e portofolit të garancisë, pjesëmarrjen në ekipin e vigjilencës për kryerjen e analizës së partnerëve potencialë të FKGK-së, përgatit politikat dhe procedurat në lidhje me zhvillimin e portofolit. Përveç kësaj, ajo është përgjegjëse për zhvillimin e marrëdhënieve me bankat, donatorët, investitorët potencialë dhe të gjithë aktorët relevantë, si dhe organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve të PR.
Znj. Arifi ka më shumë se 14 vjet përvoje në sektorin bankar në Kosovë. Ajo ka shërbyer kryesisht në pozita menaxhuese si Shefe e Menaxhimit të Produkteve, Shefe e Departamentit të Bizneseve të Vogla dhe Bujqësore, si dhe Menaxhere e Degës. Ajo është angazhuar në shumë fusha të ndërlidhura me zhvillimin e biznesit bankar, siç është përgatitja e Strategjisë së Biznesit, Politikave e Procedurave të Riskut Kreditor, duke kontribuar në themelimin e Njësisë Mjedisore në bankën e saj, si dhe çështje të tjera të resurseve njerëzore, siç është rekrutimi dhe trajnimi i personelit. Ajo gjithashtu është e angazhuar si ligjëruese në Qendrën e Trajnimeve ProCredit, Akademinë Rajonale në Veles, si dhe ProCredit Holding në Frankfurt. Znj. Arifi është ekonomiste me profesion, me titull në Menaxhim e Informatikë, si dhe ka ndjekur studimet në shkallën Master në fushën e Menaxhimit të Përgjithshëm Ndërkombëtar.

Kontakt Informatat
Email: nora.arifi@fondikgk.org
Tel: +381 38 225 600 ext. 206

Vjosa Kelmendi, Menaxhere e Lartë e Financave dhe Administrates

Znj. Kelmendi ka shumë vite përvojë në sektorin bankar, ku ka zhvilluar përvojë të gjerë në banka, financa e kontabilitet. Përgjegjësitë e saj përfshijnë hartimin e procedurave të kontabilitetit financiar në lidhje me formimin dhe zhvillimin e FKGK-së si dhe menaxhimi financiar poashtu dhe administrativ i institucionit. Ajo ka diplomë Bachelor në Banka e Financa, si dhe diplomë Master në Financa e Kontabilitet.

Kontakt Informatat
Email: vjosa.kelmendi@fondikgk.org
Tel: +381 38 225 600 ext. 208