Plotësueshmëria

Plotësueshmëria është themeli i FKGK-së. Kjo do të thotë që bankat, IMF-të, apo IFJB-të nuk do t’i lëshonin një NMVM-je kredi pa garancinë e dhënë – kështu “shtohet” një klienti i ri, duke kontribuar në rritje ekonomike. FKGK do të arrijë këtë plotësueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.