Sektorët dhe qëllimet e kredisë që ndalohen

Kredia nuk mund të përdoret për të financuar aktivitete që ndalohen me dispozita ligjore apo rregullative në fuqi në Kosovë, apo me marrëveshje ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë. Veprimtaritë që posaçërisht përjashtohen janë:

  • Puna e detyruar1 apo puna e fëmijëve2 .
  • Aktivitetet apo materialet që konsiderohen të paligjshme me ligjet apo rregulloret e vendit nikoqir apo me konventa e marrëveshje ndërkombëtare, apo që i nënshtrohen ndalesave apo ndalimeve ndërkombëtare, siç janë:
  • Substancat që shpërbëjnë ozonin PCB-të (bifenilet poliklorike) si dhe farmaceutikët tjerë specifikë e të rrezikshëm, pesticidet/herbicidet apo kimikalet tjera;
  • Speciet e egra apo produktet e rregulluara me Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare me Specie të rrezikuara apo me faunën dhe florën e egër (CITES); ose
  • Metodat e paqëndrueshme të peshkimit (p.sh. peshkimit me dinamit apo peshkimit me rrjet rrëshqitës në mjedise detare, me rrjete përtej 2.5 km në gjatësi).
  • Tregtia ndërkufitare me mbeturina dhe produkte mbeturinash, përveç nëse është në përputhje me Konventën e Bazelit dhe rregulloret përcjellëse.
  • Shkatërrimi i zonave me vlerë të lartë konzervimi3 .
  • Materiale radioaktive4 dhe fijet me azbest të palidhur.
  • Pornografi dhe/ose prostitucion.
  • Media raciste dhe/ose anti-demokratike.
  • Në rast se cilido prej produkteve vijuese përbën pjesë qenësore të aktiviteteve primare të biznesit të projektit 5 :
  • Pijet alkoolike (përveç birrës dhe verës);
  • Duhani;
  • Armë dhe municion; ose
  • Bixhoz, kazino dhe sipërmarrje të barasvlershme.

 

_______________________________________________________________________________________________________

 

1Punë e detyruar do të thotë çfarëdo pune apo shërbimi, që nuk kryhet vullnetarisht, që përfitohet nga një individ nën kërcënimin e forcës apo ndëshkimit, sipas definicionit të Konventave të ILO-së.

2Personat mund të punësohen vetëm nëse janë 14-vjeçarë, siç përcaktohet me Konventat e të Drejtave Themelore të Njeriut të ILO-s (Konventa e Moshës Minimale C138, neni 2), përveç nëse legjislacioni vendor përcakton shprehimisht vijimin e detyrueshëm të shkollës apo moshën minimale për punë. Në ato raste, kufiri i sipërm vlen.

3Shkatërrim do të thotë (1) eliminimi apo tkurrja e rëndë e integritetit të një zone, të shkaktuar nga një ndryshim madhor, afatgjatë në shfrytëzimin e tokës apo ujit, ose (2) modifikimi i habitatit në atë mënyrë që aftësia e asaj zone për të ruajtur rolin e saj të humbet. Zonat me vlerë të lartë konzervimi (HCV) definohen si habitate natyrore ku këto vlera konsiderohen të jenë me vlerë të jashtëzakonshme apo rëndësi kritike (Shih http://www.hcvnetwork.org).

4Kjo nuk vlen për blerjen e pajisjeve mjekësore, pajisjeve për kontrollin e cilësisë (matjes) apo pajisjeve tjera në të cilat burimi radioaktiv kuptohet të jetë i neglizhueshëm apo/dhe i mbrojtur në masë adekuate.

5Për kompanitë, “qenësore” do të thotë më shumë se 10% të bilancit të konsoliduar të gjendjes apo të hyrave. Për institucionet financiare dhe fondet investuese, “qenësore” do të thotë më shumë se 10% të vëllimit të tyre të portofolit.