Synimet Kryesore

FKGK do të punojë me bankat, IMF-të, IFJB-të, donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore, si dhe komunitetin e NMVM-ve për të arritur këto synime:

  • Rritja e kredidhënies për NMVM-të në Kosovë nga institucionet financiare vendore;
  • Krijimi i vendeve të punës, rritja e prodhimtarisë lokale dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmirësimi i bilancit tregtar, zgjerimi i bazës tatimore, përforcimi i rrjetit të sigurisë sociale, si dhe zvogëlimi i varfërisë;
  • Mundësi më të mira për sektorët dhe kategoritë e cenueshme ekonomikë dhe të popullsisë, duke përfshirë gratë, pakicat, bujqit, ndërmarrësit dhe rininë;
  • Kontributi në çlirimin dhe mobilizimin e afro 600 milionë Eurove nga likuiditeti i tepërt në banka, për të vepruar si katalizator i rritjes së biznesit dhe punësimit; si dhe
  • Mundësimi që IMF-të dhe IFJB-të të zvogëlojnë riskun e tyre, si dhe ndihma në rritjen e numrit të mikro-bizneseve dhe bizneve të vogla të “kreditueshme”.