Vlerat Institucionale

Vlerat institucionale të FKGK-së, të cilat frymojnë brenda institucionit si dhe shërbejnë për ndërtimin e praktikave të përditshme në punë, sigurojnë udhërrëfim që aktivitetet tona afariste do të kenë një nivel të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të jenë në përputhje me standardet më të larta etike dhe morale.

Transparenca: Duke qenë institucion në interes publik, FKGK-ja konsideron si shumë të rëndësishme shpalosjen e informacionit lidhur me praktikat e punës, politikat dhe rezultatet financiare e operative me partnerët, me palët e tjera të interesit, si dhe me publikun e gjerë.

Partneriteti dhe bashkëpunimi: Ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha, duke u bazuar në transparencë dhe në përgjegjshmëri me partnerët tanë, ndihmon në arritjen e objektivave të përbashkëta, ndërtim të besueshmërisë dhe respekt të ndërsjellë.

Objektiviteti dhe pavarësia në vendimmarrje: FKGK-ja ruan objektivitetin dhe pavarësinë në vendimmarrje, duke u bazuar në arsye dhe në parime të shëndosha, duke nxitur zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit financiar.

Përkushtimi: Punonjësit e FKGK-së me përkushtim dhe me profesionalizëm mundohen të realizojnë misionin dhe objektivat e saj, duke besuar në rolin dhe në ndikimin pozitiv, që institucioni do ta ketë në zhvillimin e shëndoshë ekonomik.

Puna ekipore dhe profesionalizimi në punë: FKGK-ja ka një ekip ekspertësh, të cilët bashkëpunojnë mbi bazat e respektit të ndërsjellë. Puna ekipore për zgjidhjen e problemeve dhe të iniciativave, komunikimi i hapur dhe ndarja e përvojave profesionale në mes vete është bazamenti i suksesit të FKGK-së. Integriteti dhe dinjiteti personal janë vlera që e përcjellin secilin punëtor në vazhdën e realizimit të detyrave dhe të iniciativave në punë, pa bërë asnjë kompromis në këto parime.