Statuti

Statuti i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është akti themelor që rregullon organizimin, funksionimin dhe qeverisjen e FKGK-së, në përputhje me Ligjin Nr.05/L-057 për Themelimin e FKGK-së.

Statuti përcakton, ndër të tjera, funksionet dhe përgjegjësitë e FKGK-së, kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese, mënyrën e vendimmarrjes, organizimin e operacioneve, menaxhimin financiar, transparencën dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Fondit.

Statuti aktual është miratuar nga Bordi i Drejtorëve i FKGK-së më 20 qershor 2025 dhe ka hyrë në fuqi në datën e miratimit.

STATUTI I FKGK-së I AZHURUAR: QERSHOR 2025