Nga garancioni kreditor te ndikimi

FKGK ndan rrezikun kreditor me institucionet financiare, duke u mundësuar më shumë bizneseve të investojnë, të rriten dhe të krijojnë vende pune.

Ndajmë rrezikun
me institucionet financiare
Mobilizojmë financim
për NMVM-të
Nxisim investimet
rritjen dhe produktivitetin
Krijojmë ndikim
në punësim dhe ekonomi

Si krijohet ndikimi?

Zgjidhni një fazë për të parë se si burimet dhe aktivitetet shndërrohen në rezultate.

Faza 01

Bizneset me potencial nuk kanë gjithmonë qasje në financim

Pengesat financiare kufizojnë investimet, rritjen dhe krijimin e vendeve të punës.

  • Kërkesa të larta për kolateral
  • Kosto të larta financimi
  • Mungesë e produkteve të përshtatura
  • Perceptim i lartë i rrezikut
  • Asimetri informacioni

Raporti i Ndikimit

Raporti paraqet rezultatet e FKGK-së në zgjerimin e qasjes në financa dhe analizon ndryshimet e krijuara te bizneset e mbështetura.

  • Qasja në financa dhe adicionaliteti
  • Investimet dhe rritja e bizneseve
  • Produktiviteti dhe konkurrueshmëria
  • Punësimi dhe zhvillimi gjithëpërfshirës

Nga financimi te zgjerimi i biznesit

Një ndërmarrje prodhuese siguron financim të garantuar, investon në pajisje të reja dhe rrit kapacitetin prodhues.

Pajisje të reja
Kapacitet më i lartë
Punësim i ri
Lexo historinë e plotë

Ndryshimi sistemik

Institucionet financiare njohin më mirë segmentet e nënshërbyera.
Zhvillohen produkte dhe procese financiare më të përshtatshme.
Ulet gradualisht perceptimi i rrezikut për grupet prioritare.
Financimi vazhdon edhe përtej garancionit kreditor individual.

Si e masim ndikimin e FKGK-së?

Indikatorët ndjekin progresin nga shtrirja e financimit dhe shtueshmëria, te performanca e bizneseve dhe ndikimi afatgjatë.

01 · OUTPUTET

Shtrirja e financimit

Çfarë financimi mobilizohet dhe kush përfiton?

Measuring indicators
  • Numri dhe vlera e kredive të garantuara
  • Numri i NMVM-ve të financuara
  • Shpërndarja sipas dritares, sektorit dhe rajonit
  • Pjesëmarrja e grave, startup-eve dhe grupeve prioritare
BurimiSistemi i FKGK-së dhe raportimi i partnerëve financiarë
FrekuencaMujore / tremujore
02 · REZULTATET E MENJËHERSHME

Shtueshmëria dhe kushtet

A krijon garancioni kreditor financim shtesë dhe kushte më të mira kreditimi?

Measuring indicators
  • Pjesa e kredive që nuk do të realizoheshin pa garancion kreditor
  • Huamarrës të rinj ose të nënshërbyer
  • Ndryshimi në kërkesat për kolateral
  • Norma e interesit, afati dhe madhësia e kredisë
BurimiTë dhënat e partnerëve dhe anketa e përfituesve
FrekuencaVjetore
03 · REZULTATET

Performanca e bizneseve

Si ndryshoi biznesi pas financimit?

Measuring indicators
  • Investimet në pajisje, teknologji dhe kapacitete
  • Rritja e shitjeve dhe produktivitetit
  • Eksportet dhe hyrja në tregje të reja
  • Mbijetesa dhe qëndrueshmëria e biznesit
BurimiAnketa e ndikimit dhe të dhënat administrative
FrekuencaVjetore / periodike
04 · NDIKIMI

Ndikimi sistemik dhe zhvillimi ekonomik

Cilat janë përfitimet afatgjata për ekonominë dhe shoqërinë?

Measuring indicators
  • Pjesëmarrja e bizneseve përfituese në raport me numrin e bizneseve aktive në vend
  • Pjesëmarrja e garancioneve aktive në raport me BPV-në
  • Vendet e punës të krijuara
  • Investimet e gjelbra dhe ndryshimet në politikat e partnerëve
BurimiVlerësimi përmes anketës, të dhënat publike dhe të dhënat e partnerëve
FrekuencaPeriodike / sipas studimit

Kontributi i FKGK-së në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Instrumentet garantuese të FKGK-së mbështesin investime që krijojnë mundësi ekonomike, nxisin inovacionin dhe kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër.

Ndikimi i FKGK-së lidhet drejtpërdrejt me gjashtë Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

5

Barazia gjinore

7

Energji e përballueshme dhe e pastër

8

Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike

9

Industri, inovacion dhe infrastrukturë

13

Veprim për klimën

17

Partneritet për objektivat

Çfarë duhet të ndodhë që modeli të funksionojë?

Kushtet kryesore që lidhin ndërhyrjen e FKGK-së me rezultatet e pritshme.

Institucionet financiare e përdorin garancionin kreditor për kreditim shtesë

Garancioni kreditor duhet të zgjerojë financimin dhe jo vetëm të zëvendësojë rrezikun e kredive ekzistuese.

Bizneset e përdorin financimin për investime produktive

Financimi mbështet pajisje, teknologji, kapital punues dhe aktivitete që përmirësojnë performancën.

Produktet u përgjigjen nevojave reale të tregut

Kushtet, kriteret dhe proceset duhet të jenë të përshtatshme për grupet dhe sektorët e synuar.

Partnerët sigurojnë raportim dhe të dhëna cilësore

Të dhënat e besueshme mundësojnë monitorimin, vlerësimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të instrumenteve.

Raporti i Ndikimit

Skemat garantuese apo si ne i quajmë Dritare Garantuese janë garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e lëshuara ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Këto garanci lëshohen vetëm për kryegjënë dhe nuk mbulojnë kamatat, shumat tjera të borxhit, apo shpenzime të tjera që barten nga huadhënësi.